Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 22-vjeçar ne Larisa të Greqisë.
I arrestuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, hiqej si një “hipnotizues” dhe e konsideronte veten si shëruesi i vuajtjeve apo “shpirtrave të sëmurë” madje sipas tij edhe kancerin.
Mediat greke shkruajnë se i arrestuari është rreth moshës 40-vjeç, ndërsa mësohet se vajza e re vuante nga probleme të shëndeti mendor të formës së lehtë.
40-vjeçari i kishte thënë vajzë së re që të mos tregonte pasi kjo ishte një procedurë e terapisë për tu shëruar.
Ndërkohë avokatja Maria Galliou, e cila përfaqëson 22-vjeçaren, mësohet të ketë thënë për mediat:
“Çështja nuk është vetëm kjo çështje individuale e familjes së klientit tim. Shteti duhet të sigurojë legjislacionin për të raportuar incidente të tilla që mbeten në errësirë, por edhe për të mbrojtur viktimat e pambrojtura kur ata drejtohen tek policia dhe autoritetet gjyqësore “.