Gazetarja Klodiana Lala e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, bëri një deklaratë të fortë. Lala zbuloi se Florenc Çapja, i shpallur në kërkim është bërë baba së fundmi.
Sipas saj, bashkëshortja e tij është mbesa e një zyrtari të lartë të Policisë së Shtetit por nuk ka dhënë emra e detaje të tjera.
“Florenc Çapja, së fundmi është bërë baba pak kohë më parë me mbesën e një zyrtari të lartë të Policisë. Ka pasur interferencat e tij në drejtësi,”-tha Klodiana Lala.