“Nxorri shkumë nga goja”/ Biznesmeni nga Saranda transportohet me helikopter drejt QSUT

0
Në gjendje të rëndë, biznesmeni transportohet me helikopter

Një person është dërguar me urgjencë me helikopter për në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytetit të Sarandës, ku 50-vjeçari duke ecur në rrugë papritur është rrëzuar për tokë, ndërsa nxirrte shkumë nga goja

Sipas bluzave të bardha personi, i identifikuar si Gj.Piro, 50 vjeç, pësoi hemoragji cerebrale.

Mësohet se ai është banor i fshatit Metoq, bashkia Sarandë, prind i dy fëmijëve, është biznesmen në këtë fshat dhe merret me tregtinë e materialeve të ndërtimit.

Menjëherë është njoftuar spitali, dhe ardhja e ambulancës bëri transportimin e personit për të marrë ndihmën e nevojshme.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Trafikantët hedhin fëmijët nga muri 4 m i lartë (Pamjet shqetësuese të motrave 3 dhe 5 vjeç)
Artikulli i radhësPunimet te Unaza e Re, ARRSH devijon sërish trafikun