Raporti i DASH/ Këta janë zyrtarët që kanë fshehur miliona në parajsat fiskale

0
DASH zbardh detajet, 2 deputetë, 3 krerë bashkish dhe 1

Pushtetarët vijojnë të fshehin pasuritë. Avancimi i reformës në drejtësi dhe forcimi i SPAK duket se ka trembur një pjesë të madhe zyrtarësh, të cilët kanë filluar të mos deklarojnë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive pronat, llogaritë bankare, apartamentet, makinat dhe aksionet në kompani të ndryshme. ILDKP shumë shpejt do të publikojë raportin vjetor për vitin që lamë pas, por mësohet se janë rreth 60 emra që kanë shkuar për ndjekje penale në prokurori pasi kanë fshehur pasuritë. Të dhënat janë bërë publike nga Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për të drejtat e njeriut të publikuar të martën. Sipas tij, gjatë vitit 2020 janë dërguar për ndjekje penale 2 deputetë, një zv/ministër dhe 3 krerë bashkish. “Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive raportoi se deri në gusht, kishte referuar 60 raste të reja për ndjekje penale, duke përfshirë dy anëtarë të Kuvendit, një zëvendësministër, tre kryetarë të bashkive, 32 drejtorë të përgjithshëm të agjencive publike, një shef të prokurimit publik në dogana dhe pesë shefa të departamenteve rajonale të doganave. Ata akuzohen për refuzim të deklarimit të pasurisë, fshehje e pasurisë ose falsifikimi i deklaratave të pasurisë; pastrim parash, evazioni fiskal; falsifikimi të dokumenteve dhe korrupsion”, shprehet DASH.

Të dhënat e ILDKP

Numri i kallëzimeve penale apo i referimeve në prokurori, polici apo në Drejtorinë e Pastrimit të Parave është më i madh për zyrtarët e lartë. Pro ajo që bie në sy është se deri më tani organi i akuzës ka dështuar. Për periudhën 2014-2019 janë paditur 51 emra të njohur dhe deri më sot për shumicën e tyre nuk ka pasur asnjë ndjekje penale, por hetimet janë pushuar në mënyrë tepër të fshehtë. “Inspektorati i Lartë, gjatë periudhës 2014 – 2019 ka referuar pranë Institucionit të Prokurorisë, strukturave të Hetimit Tatimor dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, 430 subjekte, në të cilët janë përfshirë zyrtarë të të gjitha kategorive dhe niveleve, si Deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetarë Bashkie, Ambasadorë, Prefektë, Drejtorë të Përgjithshëm, Gjyqtarë, Prokurorë, Drejtorë Drejtorie etj. Nga këto, për funksionet Deputetë, Ministër, Zëvendësministër, Kryetar Bashkie, janë gjithsej 51 referime”, thuhet në raportin e ILDKP. Ndërkohë për vitin që lamë pas kemi sërish deputetë dhe krerë bashkish që fshehin pasuritë. Për kallëzime në nivel deputetësh, ministrash, kryetarë bashkish, ILDKP i drejtohet tashmë SPAK. Nga ky institucion u bë me dije se puna për raportin vjetor është drejt përfundimit dhe aty do të jepen më shumë detaje mbi paditë e vitit që lamë pas, pra 2020. Ajo që bie në sy është se që kur ka nisur reforma në drejtësi janë të shumtë ata që po fshehin pasuritë. Por të gjithë kanë mbetur të panjollosur falë ligjit për privatësinë. ILDKP nuk i publikon më emrat që kallëzohen dhe kjo ka bërë që shumë deputetë që janë në Parlament të gëzojnë imazh pozitiv pasi askush nuk e di se ai ka pasuri të pajustifikuar. Shumë politikanë në vend kanë kryer për gati 30 vite veprimtari korruptive. Deklarimi i pasurive nis në vitin 2003 dhe para kësaj date ka shumë emra që kanë bërë shumë zullume. Por akoma më i madh është numri i atyre që kanë vjedhur hapur, duke deklaruar pasuri miliona eurosh në ILDKP. Mirëpo ka dhe nga ata që i kanë dërguar paratë jashtë vendit. Një emër mjaft i njohur ka dërguar miliona euro në Londër. Shumë të tjerë kanë dërguar po miliona euro në parajsat fiskale.

Artikulli i mëparshëmStudimi i Oxfor/ Mjeku i njohur jep lajmin e mirë: Asnjë rast i ri-infektimeve me Covid nuk rezulton të…
Artikulli i radhësEfektet anësore/ Gjermania ndalon Astra Zeneca nën moshën 60 vjeç