VIDEO/ Trafikantët hedhin fëmijët nga muri 4 m i lartë (Pamjet shqetësuese të motrave 3 dhe 5 vjeç)

0
Tronditëse/ Trafikantët hedhin fëmijët nga muri 4 m i

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në video shihen trafikantët meksikanë duke hedhur dy të mitur nga muri 4 m që ndan vendin nga SHBA-ja.

Pamjet shqetësuese të publikuara nga autoritetet e SHBA tregojnë momentin kur dy vajzat nga Ekuadori, të moshës 3 dhe 5 vjeçe u hodhën nga muri në Cristo Rey, afër El Paso, Texas, të martën në mbrëmje.

CBP theksoi se të miturat, të cilat janë motra me njëra-tjetrën, ishin keqtrajtuar dhe braktisur nga trafikantët.

Vajzat, të cilat u shpëtuan nga agjentët dhe u dërguan në Stacionin e Patrullës Kufitare Santa Teresa për vlerësim mjekësor, janë vetëm dy nga 16,000 fëmijë që kaluan kufirin SHBA-Meksikë në mars.

Mijëra familje dhe fëmijë të pashoqëruar kanë hyrë në SHBA përgjatë kufirit të saj jugor qëkur Joe Biden mori detyrën dhe u zotua të bëjë rregullat e imigracionit më ‘njerëzore’.

Sidoqoftë, fluksi ka çuar në një ngushtim në qendrat e paraburgimit, ndërsa kontrabandistët në Meksikë po sigurojnë jetesën duke shfrytëzuar emigrantët që shkojnë në veri të SHBA.

Artikulli i mëparshëmTë sfidosh jetën, për të urryer Ramën
Artikulli i radhës“Nxorri shkumë nga goja”/ Biznesmeni nga Saranda transportohet me helikopter drejt QSUT