Zbardhen detaje të reja nga sekuestrimi i sasisë së kokainës në Durrës/ Ja çfarë tha babai i Arbër Çekajt

0

Të tjera detaje janë zbardhur për kokainën e sekuestruar në Portin e Durrësit. Sipas News24, lënda narkotike, e cila ishte fshehur në  kontenier me banane që vinte nga Ekuadori ishte e ndarë në pako me nga 1.3 kilogram dhe erdhi në vendin tonë nga Turqia.

I arrestuar për këtë ngjarje është Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt, i cili është arrestuar për kapjen e 613 kg kokainë tre vite më parë.

Edhe këtë herë, skema ishte e njëjte. Kontenieri me banane ishte porositur nga kompania “Ecoalmax”, që administrohej nga babai i Arbër Çekajt.

Kontejneri me banane ishte nisur nga Ekuadori dhe më pas drejt portit të Mersinit në Turqi, ndërsa ndalesa e fundit ishte porti i Durrësit. Kontejneri mbërriti 2-3 ditë më parë në Durrës, ndërsa kaloi në skaner dhe në kontrollet e qenit antidrogë.

Pas këtyre procedurave, u vu re se brenda tij kishte diçka të dyshimte dhe pas kontrolleve të imtësishme u zbulua sasia e drogës. Administratori i firmës që kishte porositur mallin, Selim Çekaj është thirrur nga policia për të bërë verifikimet sipas procedurës.

Mësohet se 72-vjeçari nuk ka pranuar që të hapë kontejnerin, pa u çuar në magazinë pasi brenda kishte fruta që merrte nga Ekuadori. Kjo çoi në dyshime të forta nga ana e policisë se aty fshihej diçka e paligjshme. Ndaj edhe policia bëri ndërhyrjen në port, ku u gjetën 37 pako me drogë.

Artikulli i mëparshëmA do të kishit guxim të provonit djathin më të “rrezikshëm” në botë? Shikoni çfarë prodhohet në Sardenja
Artikulli i radhësOBSH kritika Evropës: “Fushata e vaksinimit shumë e ngadaltë, situatë e papranueshme”