Wang Long, 34-vjeç, u kap nga kamerat e sigurisë duke u hedhur në furrën e shkrirjes së çelikut në Baotou, Inner Mongolia.
Videoja jo fort e qartë tregon siluetën e një burri teksa hidhet në furrë duke shkaktuar flakë dhe tym të zi. Të martën e kaluar, fabrika e çelikut kishte raportuar Wang të zhdukur pasi kolegët e tij nuk ishin në gjendje ta gjenin atë pas ndërrimit të natës.
Sidoqoftë, pamjet e vëzhgimit zbuluan më vonë se Wang kishte vdekur në atë që policia beson se ishte një vetëvrasje. Në video, Wang shihet se heq helmetën dhe dorezat, duke i vendosur në tokë. Për disa minuta ai duket se heziton para se të hidhet në furrë.
Policia mendon se Wang vrau veten sepse kishte marrë hua të mëdha dhe të mërkurën humbi 60,000 juanë (6,000 £) në tregun e aksioneve.