Avokati i njohur Ylli Manjani ka deklaruar se nëse Edi Rama të konfirmohet në pushtet pas këtyre zgjedhjeve do jetë skenari më i keq i mundshëm.
Postimi i Manjanit
Nëse…
*****
Nuk besoj se do ndodhë, por dua të them se po ndodhi, pra që Edi Rama të konfirmohet në pushtet pas këtyre zgjedhjeve, e konsideroj skenarin më të keq të mundshëm.
Konfirmimi o Tij në pushtet, në kushtet kur ska lënë gjë pa bërë dhe tani në fund shfaqet si gomar që shet vaksina pasi ka terrorizuar njerëzit me të drejtën e tyre për të jetuar, do ishte katastrofë politike, demokratike, ekonomike e shtetërore.
Ja disa pasoja që mund të vinin nga qelbja në pushtet i këtij njeriu (që e quan veten gomar):
1. Opozita politike shkërmoqet në kuptimin organizativ dhe politik. Ideja e të bërit opozitë merr goditje fatale. Mund të rrigrupohen disa opozitarë të mbetur në parti të pa rëndësishme elektorale, aspak frymëzuese dhe shumë larg kërcëniese për supër pushtetin e Ramës.
2. Rama merr super xhiro të frikshme sepse merr një pushtet kur ska lënë gjë pa i bërë këtij mileti dhe ky i fundit e voton prap. Super legjitim për tu sjellë si baba që ja bën nënën këtij vendi.
3. Parlamenti vijon i katandosur keq e më keq pasi deputetët fillojnë tç shiten e blihen nga Rama sipas hallit të ditës. Shihni parlamentin e sotëm për referencë.
4. Sistemi politik në vend merr pamje Ruso-Trurke. Të drejtat dhe liritë themelore janë subjekt i vendmimarrjes abuzive të sundimtarit.
5. Për pasojë Europa dhe demokracia do na ngjajnë gjithnjë e më shumë si iluzione. Si një endërr që e jetuam përkohësisht.
6. Ata të partive të tjera që i shërbyen Edi Ramës në këtë gormallëk elektoral, do ta hanë si armiq të pagdhendur. Do përfundojnë si lëkura limoni të shtrydhur. Disa madje mund të shërbejnë edhe si raste model të dënimit nga SPAK. Kështu kalon dhe kriza e reformës në drejtësi…
7. Bisnesmenët që sot i shkojnë nga pas do fillojnë të ndjehen të larguar, të përdorur dhe më në fund të dëmtuar sepse nuk ka e ska për të patur më plaçkë elekktorale të mjaftueshme për të ndarë.
Mjer kur ka prerë fatura për shërbime publike që ka fituar me tendera apo koncensione!
8. Zgjedhjet e lira marrin fund si koncept. Do ketë vetëm votime formale sepse fitues do jetë gjithmonë Ai… Kujtoj se në votimet e ardhshme opozita nuk ka më asnjë rol për të luajtur në menaxhim zgjedhor. Komisionet zgjedhore i bën qeveria me të punësuarit në shtet…
9. Për shtet të paasnshëm as që bëhet fjalë. Do ketë vetëm pushtet ekstrem e absolut që do ti shërbejë vetëm atyre që e duan, që s’hapin gojë, që s’kanë veshë apo që nuk shohin…
Këto pasoja shoh. Nuk janë fantazi, por realitete që i kemi kaluar më parë dhe shoqëri të tjera i kanë përjetuar dhe i përjetojnë. Turqia është rasti më i freskët i këture 30 viteve të fundit…
Ndaj them se mbajtja në pushtet deri në qelbje të një njeriu, në shoqëri si e jona është skenari më i keq edhe për ata që kontribojnë për ta mbajtur.
Askush të mos ketë iluzion se e ka mirë me Të, sepse e ka mbështetur në gormarrllëqe. Ai djallëzisht hiqet si gomar, që të legjitimojë veten nesër të gjuajë me shqelm ata që i shkojnë pas. Fiks si gomari…!
Ndaj kujdes me atë votë. Është vendimtare këtë herë.
Fshehja pas “paaftësisë së Lulit” nuk ndihmon. Luli, megjithë të metat e tij, nuk na ngushëllon dot, aq më pak të justifikojë zgjedhjen e gabuar për vendin.
Ndryshimi i pushtetit është e mirë për të gjithë, pa përjashtim. Edhe për vetë gomarin.