Një oficer i policisë së Kapitolit në SHBA është vrarë dhe një tjetër është plagosur pasi një perosn përplasi makinën mbi një postbllok.
Autori doli nga automjeti me një thikë në dorë dhe sulmoi oficerët e policisë. Efektivët e hapën zjarr ndaj agresorit, i cili ndërroi jetë më vonë në spital.
Policia e Kapitolit ka publikuar emrin e oficerit të vrarë. Ai është oficeri William ‘Billy’ Evans dhe ishte anëtar i forcës së policisë së Kapitolit për 18 vjet.
Sipas CBS News, autori i krimit është 25-vjeçari Noah R. Greene. Zyrtarët thonë se asnjë informacion paraprak rreth tij nuk është gjetur në bazat e të dhënave të policisë.
Incidenti ndodhi pak pas orës 13:00 me kohën lokale. Kongresi aktualisht është në pushim, kështu që shumë pak ligjvënës ishin në ndërtesën e Kapitolit në atë kohë.
Nuk ka të dhëna që ngjarja të lidhet me motive terrorizmi.