Basha pritje madhështore në Malësinë e Madhe: Shqiptarët më të bashkuar se kurrë për të sjellë ndryshimin

0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën e mbajtur para qytetarëve të Koplikut në Malësinë e Madhe u shpreh se edhe pse politika i ka ndarë shpesh njerëzit në llogore, shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë kaq të bashkuar si sot për ndryshim.

Kryedemokrati theksoi se kjo është hera e parë dhe u zotua se do të jetë e fundit që një kryeministër në ikje kthehet në satelitin e kryeministrit në ardhje, duke iu referuar fushatës së Edi Ramës.

“Përshëndetje vëllezër e motra, e në veçanti ju djem dhe vajza të Malësisë së Madhe, krenaria e Shkodrës dhe e mbarë Shqipërisë. Faleminderit për mikpritjen! Në këto 30 vite vendi ynë është përballur me sfida të mëdha. Shpesh herë politika i ka ndarë njerëzit në llogore dhe zgjedhjet kanë përcaktuar të ardhmen afatshkurtër dhe afatgjatë, por kurrë më parë nuk kanë qenë shqiptarët kanë që të bashkuar si sot. Një njeri që ka 8 vjet që e mban peng vendin, një njeri që i ka shndërruar bukuritë e mahnitshme të Malësisë së Madhe, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë në pasuri private për veten dhe një grusht njerëzish.

Një njeri që e bëri politikën fjalë të pisët, sepse erdhi me premtime të mëdha dhe me paturpësinë më të madhe i braktisi ato. Kjo do të mbahet mend si fushata e parë, dhe zotohem e fundit, kur kryeministrit u kthye në satelit të kryeministrit të ardhshëm. Nuk u shpjegon dot pensionistëve pse i braktisi dhe i la në mëshirë të fatit. Ska asnjë fjalë për studentët që i degdisi në sistemin më të falimentuar arsimor. Nuk ka si të dalë para fermerëve të cilëve u premtoi subvencione dhe i zhyti në varfëri. Nuk del dot para pensionistëve, studentëve, çifteve të reja, fasonëve, naftëtarëve e punëtorëve të turizmit sepse ka dështuar në çdo fushë.

Koha e tij ka mbaruar. Me përgjegjësinë dhe votën tuaj një ditë e re lind për popullin shqiptar. Do të sigurojmë vende pune, paga më të mira, që rinia e Malësisë së Madhe të ketë mundësinë të punësohet këtu. Produktet bio nuk do të jenë më vetëm krenari kombëtare, por burim mirëqenie. Bashkohuni për ndryshim që Malësia të fitojë. Shqipëria do të jetë lider në bimët medicinale. Ndryshimi ka ardhur, e prek kudo ku shkoj. Po mblidhen shqiptarët kudo, sepse vendimi është marrë”, tha Basha.

Artikulli i mëparshëmDritan Zagani nuk i ndahet Saimir Tahirit, publikon deklaratën e bujshme të ish-ambasadorit Donald Lu…
Artikulli i radhësSkandali që fundosi Shqipërinë/ Implikimi i Top Channel dhe Agaçit