Ish-shefi i antidrogës së Fierit, Dritan Zagani ka sjellë sot në kujtesë sërish çështjen e Saimir Tahirit.
Teksa ka publikuar një deklaratë të 3 viteve ,ë parë të ish-ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili shprehet se në media janë para shumë prova për Saimir Tahirin, Zagani shkruan se gjykata nuk po i gjen dot provat.
“E megjithatë gjykata akoma nuk po i gjen dot provat,… jo per gje por thjesht presin do kete apo jo ndryshim politik.
Pra shtet me ligje,por pa shtet ligjore…i bie shtet mafioz.
Per mbyllje rroftë lideri droges dhe suksese (Agaçit) avokatit te djallit ne punen e tije per lartësimin e mafies ne majat e pushtetit.”, shkruan Zagani.