Ibra-Milan/ Zbulohet përfundimisht e ardhmja e gjigantit suedez

0
ibrahimovic

Milani dhe Zlatan Ibrahimoviç gati të vazhdojnë së bashku edhe për një vit tjetër, dhe rinovimi i kontratës është një hap larg. Sipas asaj që raporton “MilanNews”, bomberi suedez ka biseduar me drejtuesit kuqezi për për një marrëveshje deri në një përfundim të një akordi.

Për zgjatjen e një viti të kontratës mungojnë vetëm detajet e fundit, për një bonus për objektivat individual, ndërkohë zyrtarizimi mund të vijë në orët në vazhdim. Milani ka përfituar nga javët e fundit për të përshkallëzuar bisedimet me agjentin e sulmuesit të Ibrës, Mino Raiola.

Shoqëria kuqezi dhe agjenti i lojtarit kanë rënë praktikisht dakord dhe nëse vjen dhe konfirmimi është një sinjal i qartë për vazhdimësinë e klubit kuqezi dhe një e mirë për sulmuesin suedez i cili edhe pse një 40-vjeçar ka treguar se është i papërmbajtshëm duke luajtur ende në këto nivele.

Milan dhe Ibra do të shkojnë së bashku të paktën edhe për një vit, me ëndrrën për të luajtur sezonin pasardhës në Champions.

Artikulli i mëparshëmGjoba 110 mln euro/ Basha: Ne do t’i konfiskojmë pasurinë pushtetarëve të korruptuar
Artikulli i radhësGati projektligji për mbrojtjen nga telefonatat e padëshiruara të marketingut