Artan Hoxha zbulon lidhjet e fshehta të viktimës së atentatit në Shkodër/ Ja cilën parti ka mbështetur në 2017-n

0
Ekzekutimi i Bardhok Pllanajt, Artan Hoxha zbulon lidhjet e fshehta të

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje mbi ekzekutimin e Bardhok Pllanaj mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Hoxha tha në emisionin “Opinion” se vrasja ka qenë e mirëorganzuar duke mos i lënë mundësi 46-vjeçarit që tu shpëtonte plumbave.

Gazetari tregoi se Pllanaj ka pasur lidhje me botën e krimit, ndërsa tha se ishte person që kishte kontakte dhe me organet ligjzbatuese të cilët, sipas tij, i korruptonte për të shpëtuar nga burgu.

Hoxha u shpreh se Pllanaj ishte aktualisht i përfshirë në zgjedhjet elektorale të 25 prillit, ndërsa tha se në zgjedhjet e 2017, ai kishte mbështetur LSI.

“Bardhok Planaj nuk hynte në ndonjë nga grupet kriminale të Shkodrës. Ka shtëpinë në Shtoj të ri dhe po shkonte nga qyteti në shtëpi të vet. Nuk është ruajtur dhe nuk mbante eskort si këta të tjerët. Po ta shikosh atentati ka vazhduar në vijimësi, është qëlluar në ndjekje dhe ai ka humbur ekuilibrin. makina bën një rrotullim dhe autorët e kanë qëlluar përsëri. Autorët nuk kanë dalë nga makina se ai udhëtonte. Shikoni intensitetin që është goditur dhe është qëlluar me dy armë zjarri. Një person i tretë është në timon dhe një që i ka pritur pas djegies së makinës. Është një krim i mirëorganizuar. Ai nuk i çonte gjërat tek arma, i mbyllte konfliktet, Ai ka qenë si një lloj ndërmjetësi kur kishin konflikt mes grupeve të tjera. Aftësia e tij ka qenë krijimi i lidhjeve me agjencitë e zbatimit të ligjit, korruptimi i tyre, polici, prokurori, gjykatë prandaj ka dalë vazhdimisht. I është ngrirë një pallat në zonën e Dobraçit, paleje 11 katësh janë 20 apartamente. Ai ka një hotel në hyrje të Shkodrës, një në dalje dhe ka binznese në zonën e Velipojës. Ai është i përfshirë në veprimtari tregtare që i ka me persona të tjera. Ka patur lidhje politike, ishte i përfshirë në fushatë elektorale aktualisht, mbështeste një forcë politike që besonte që do e ndihmonte. Në zgjedhjet e fundit ka qenë më i angazhuar në fushatë duke mbështetur LSI, rasti më flagrant të përfshirjes së tij është ngjarja me Mark Frokun.”-tha Hoxha.

Artikulli i mëparshëmGazetari nxjerr detajet nga e shkuara e errët e Planajt: Dyshohet se ka…
Artikulli i radhësEkzekutimi i ‘Kumbarit të Shkodrës’, Klodiana Lala zbulon detajet e reja: Vrasësit e pritën sa…