Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka folur për duelin kundër Bayern Munchen e vlefshme për Champions League.
Në një konferencë për mediat, Pochettino pati disa fjalë për të thënë rreth ndeshjes së nesërme, ku edhe kujtoi finalen e vitit të kaluar mes dy skuadrave.
“Çdo skuadër ka karakteristikat e saj, Bayern është një ekip i organizuar mirë. Lojtarët e tyre sulmues mund të bëjnë ndryshimin. Do të varet nga ne për t’u siguruar që të mos kemi topa të rrezikshëm në zonën tonë”.
Bayern pa Leëandoëski dhe Gnabry? “Edh ne gjithashtu kemi disa mungesa, si Verratti, Icardi dhe të tjerët. Të gjitha ekipet për momentin kanë mungesa, ne duhet të përshtatemi. Trajnerët e të gjitha skuadrave duhet të përshtaten”.
Pochettino për finalen e vitit të kaluar: “Unë nuk isha atje me stafin tim, ne ishim vetëm spektatorë. Kësaj radhe do të luhen dy ndeshje. Për ne është sfidë që të mposhtim një skuadër kaq të fortë, ndoshta edhe më të mirën në botë këtë sezon”.
Një mesfushë me tre lojtarë defanziv?
“As lojtarët nuk e dinë akoma se cili do të jetë formacioni, ne ende kemi stërvitje sonte, do ta shohim nesër. Është një mundësi, por ne gjithashtu mund të luajmë me dy mesfushorë prapa dhe një përpara”, ka thënë ai.
Pochettino për Neymar.“Pas gjashtë javësh ai ishte shumë i ngazëllyer për të filluar një ndeshje. Ai është një lojtar emocional, i pëlqen të luajë, i pëlqen të luftojë, ai është një konkurrent. Ai nuk e meritonte atë karton të kuq Shpresoj që nesër gjithçka të jetë në rregull, që të mund të kemi një lojë shumë të mirë dhe që e gjithë skuadra të japë performancën për të cilën shpresojmë”, ka përfunduar argjentinasi.