Byroja Kombëtare bën publik njoftimin: Kandidatët kanë marrë sot zarfin ku gjejnë përgjigjen…

0
Byroja Kombëtare e hetimit del me njoftimin e rëndësishëm:

Rihapen sërish aplikimet për kandidatët që duan të jenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Deri më tani testin përfundimtar e kanë kaluar 28 kandidatë, ndërkohë që ditën e sotme pranë BKH-së janë paraqitur edhe 32 persona të tjerë të cilët do të mësojnë nëse janë fitues ose jo.

32 kandidatët janë paraqitur sot në SPAK, ku kanë marrë nga një zarf, brenda të cilit, është përgjigja nëse janë fitues ose jo. Më 2 prill Byroja Kombëtare të Hetimit bëri të ditur se nga 37 kandidatë, 28 prej tyre kanë kaluar kushtet e sigurisë. BKH bëri të ditur se 9 kandidatë nuk i kalojnë kushtet e sigurisë.

Një nga kriteret  për të qenë pjesë e BKH-së është dhe përgatitja fizike. Mësohet se kandidatët fillimisht duhet të certifikohen me trajnime të ndryshme, të cilat do të ndiqen edhe nga SHBA-ja.

Për Byronë Kombëtare kanë qenë 700 kandidatë dhe deri më tani 28 prej tyre kanë dalë fitues.

Artikulli i mëparshëmLajm i keq për shqiptarët/ Greqia njofton se pikat kufitare do të vijojnë të jenë të mbyllura
Artikulli i radhësNgjarje e rëndë/ 54-vjeçari shqiptar vret me armë të miturin, plagos dhe babanë e tij