Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se Bardhok Pllanaj, i cili u ekzekutua në Shkodër, ishte një person i cili kishte lidhje të forta me botën e krimit dhe kontakte me organet ligjzbatuese dhe politikën.
Lala tha në emisionin “Opinion” se Pllanaj në vitin 2012 në bashkëpunim me një person nga fisit Rraja, kanë bashkëpunuar për trafikimin e lëndëve narkotike. Po ashtu, ajo shprehet se emri i Pllanajt ishte i përfshirë dhe në Dosjen 339, ku përfshihen dhe hetimet për krime zgjedhore.
“Bardhak Pllanaj quhej “kumbar” i grupeve kriminale se mbante raporte mes grupeve kriminale, në një farë mënyre ai ishte ekuilibrusi mes tyre. Pllanaj qëndronte në Shkodër pa makinë të blinduar se e konsideronte veten mbi palët për shkak të lidhjet forta në Polici dhe në organetligjzbatuese, lidhje politike dhe për shkak të kapacitetit financiar. Në vitin 2012, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet për një grup kriminal që trafikonte drogë nga Himara. Fillimisht u hetua ai grup dhe u godit. Bardhok Pllanaj bashkë me pjesëtarë me të fisit Rraja nga Fushë-Kruja filluan ti hidhnin çantat në det dhe ca çanta u fotografuan autoritetet. Gjykata arriti të arrestonte disa, i vetmi që nuk ishte prekur ishte Bardhok Pllanaj i cili ishte kryesori në këtë histori dhe me një djalë nga Vlora. U arrestuan më vonë ata, 2 vite e gjysmë më vonë. Emrin e Pllanaj e kam gjetur në dosjen 339, mes të tjerave dilnin disa grupe kriminale, mes tyre dhe Avdulajt, dhe diskutonin për zgjedhjen e Presidentit të FSHF. Ka disa telefonata të Pllanajt në drejtim të disa grupeve kriminale, të cilëve iu kërkonte, qe nuk duhet të preknin një nga personat e FSHF.”-tha Lala.