Vaksinimi në vendin tonë vazhdon me ritme të larta, fasha e moshave që do të vaksinohen kundër koronavirusit po vjen duke u ulur në vendin tonë. Kështu ka deklaruar zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini.
Specialistja e shëndetësisë sqaroi se kur duhet ta marrin dozën e parë personat që e kanë kaluar sëmundjen e shkaktuar nga Covid-9.
“Thirrja për të aplikuar bëhet nga mjeku i familjes. I bëhet thirrje popullatës ose individëve edhe pse ka një skedar për të cilët ka historik. Pra i bëhet thirrje popullatës ose individëve nëse janë dakord për të aplikuar këto momente ose jo.
Duhet theksuar se brenda 3 muajve pas kalimit të shenjave klinike të Covid pavarësisht moshës nuk rekomandohet kryerja e vaksinës sepse individi në mënyrë natyrale ka antikorpe. Ndërkohë në periudhën 3-6 muaj është e rekomandueshme pavarësisht se sipas studimeve të pjesshme imuniteti natural mund të qëndrojë 6 deri në 8 muaj, sigurisht bëhet e rekomandueshme aplikimi i vaksinës”, u shpreh Tomini duke folur për Abcneës.
Tomini theksoi se programi i vaksinimit do të vijojë me zvogëlimin e moshës, duke zbritur në moshën 65+ me sëmundje bashkëshoqëruese dhe 60+ të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese.