“Gjoba Becchetti”/ Arjan Çani nxjerr në dritë prapaskenat: Bëhet fjalë për pazare të niveleve të larta…

0
“Becchetti”/ Arjan Çani nxjerr prapaskenat: Janë pazare

Duke komentuar çështjen e Francesco Beccettit, gazetari Arjan Çani është shprehur: “Kjo është një aferë e pastër ku do fitojnë të gjitha palët. Imagjino sa kanë fituar ata arbitrazhit në Uashington, çfarë i dini ju ato? Pazare të niveleve të larta janë”.

Sipas Çanit deklaratat e kryeministrit Rama pas sekuestrimit të bizneseve të Francesco Beccettit kanë qenë të qëllimta “kushdo qoftë ai do dilte të bënte ato deklarata. Përse i bëri ai, kot? I bëri se ndeshja duhej fituar nga pala tjetër”, tha Çani.

Pjesë nga diskutimi:

Çani: Kur bëhet fjalë për shifra kaq të mëdha ti mendon se kryeministri i Shqipërisë kushdo qoftë ai do dilte të bënte ato deklarata. Përse i bëri ai, kot? I bëri se ndeshja duhej fituar nga pala tjetër. E dëbuan nga Shqipëria më thoni mua sa i ka vajtur dëmi atij?

Tomorri: Nuk e di sa ka qenë vlera e aseteve të Agon Channal, por nuk besoj se ka qenë më shumë se 5 milionë

Çani: Unë po them 20 që të jemi brenda. Biznesi i Beketit është fitorja e 118 milionë eurove dhe jo ajo. Ngjarja e vërtetë është kjo që ndodh tani. Kaq naivë duhet të mendojmë ne se janë qeveritarët tanë? Sekserët tanë e dinë si luhet. Kjo është një aferë e pastër ku do fitojnë të gjitha palët. Imagjino sa kanë fituar ata arbitrazhit në Uashington, çfarë i dini ju ato? Pazare të niveleve të larta janë.

Artikulli i mëparshëmEkzekutimi i ‘Kumbarit të Shkodrës’, Klodiana Lala zbulon detajet e reja: Vrasësit e pritën sa…
Artikulli i radhësLajm i keq për shqiptarët/ Greqia njofton se pikat kufitare do të vijojnë të jenë të mbyllura