Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka ndarë pak çaste më parë në rrjetet sociale lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të kreut të Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ, Rustem Peçit.
Balla shkruan se PS i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Peçi dhe gjithë anëtarëve të Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ.
“U prehsh në paqe miku ynë i vyer Rustem Peçi, Kryetar i Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ!
Organizata Kombëtare e Veteranëve të LANÇ ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë një kontribut të pazëvendësueshëm e të përhershëm në mbrojtje të idealit të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar.
Edukimi i gjeneratave të reja me ndjenjat e atdhedashurisë dhe patriotizmit është sfidë e rëndësishme për të ardhmen.
Partia Socialiste e Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Peçi dhe gjithë anëtarëve të Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ.”, shkruan Balla.