Instituti Amerikan i Naftës (API) të martën raportoi një ulje modeste të inventarit të naftës bruto prej 2.618 milion fuçi për javën që përfundoi me 2 Prill.
Analistët kishin parashikuar një ulje më të vogël prej 1.436 milion fuçi për javën në fjalë.
Në javën e mëparshme, API raportoi një rritje në inventarët e naftës prej 3.910 milion fuçi pasi analistët kishin parashikuar një rritje shumë here më të vogël prej 107,000 fuçish.
API raportoi një rritje të papritur të stoqeve të benzinës me 4.553 milion fuçi për javën që përfundoi më 2 prill – pas uljes së forte të javës së kaluar me 6.012 milion fuçi.
Analistët kishin parashikuar sëriish një ulje prej 221,000 fuçi për javën 29 Mars me 2 Prill.
Bursa për datën 7 Prill 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 598.25 | – 16.50 |
DIESEL | 489.00 | – 9.25 |
BRENT | 61.03 | – 1.34 |
©aktualitet.al