Bill Gates nuk ka qenë kurrë fermer. Atëherë, pse ‘Land Report’ e quajti atë “Fermeri Bill” këtë vit?
Njeriu i tretë më i pasur në planet nuk ka lidhje aspak me punët e tokës, e aq më tepër të mbjellë ushqime.
Arritja e Gates, sipas raportit, është se ai është pronari më i madh i tokave bujqësore në SH.B.A. Një blerje e vitit 2018 prej 14,500 hektarë tokë bujqësore në Uashington, e cila është territori tradicional i Yakima, për 171 milion dollarë e ndihmoi atë të merrte këtë titull.
Në total, Gates zotëron afërsisht 242,000 hektarë tokë bujqësore me pasuri që kapin shumën më shumë se 690 milion dollarë. Për ta vënë atë në perspektivë, kjo është gati sa madhësia e Hong Kongut.
Toka është fuqi, toka është pasuri dhe, më e rëndësishmja, toka ka të bëjë me racën dhe klasën. Marrëdhënia me token, kush e zotëron atë, kush e punon atë dhe kush kujdeset për të – pasqyron nivele të pahijshme të pabarazisë dhe trashëgimisë së kolonializmit dhe epërsisë së njerëzve të bardhë në Shtetet e Bashkuara, dhe gjithashtu në botë.