Hashash nga Maroku në Spanjë, arrestohen 100 trafikantë

0
Hashash nga Maroku në Spanjë, arrestohen 100 trafikantë

Policia spanjolle ka arrestuar 100 anëtarë të një bande që merrej me trafikim e marijuanës dhe hashashit nga Maroku në Spanjë.

Banda kishte mbushur anijet me drogë dhe kishte kaluar Mesdheun deri në afërsi të Seviljes. Gjatë operacionit, efektivët kapën mbi 5 ton hashash dhe 230 kg marijuanë.

Disa nga anëtarët e rrjetit kriminal punonin për të siguruar skafet, me të cilët transportohej lënda narkotike, ndërsa të tjerë fshihnin drogë në kamionët e ngarkuar me fruta.

Ndërkohë operacioni policor vijon për të bërë të mundur arrestimin e të gjithë personave të pëfshirë në organizatë.

Artikulli i mëparshëm“Feudali” Bill Gates shpenzon 690 milionë USD dhe bëhet pronari më i madh i tokave në SHBA
Artikulli i radhësKrimi monstruoz/ Si e ekzekutoi tmerri i Beratit 19-vjeçaren shtatzënë