Kryeministri Rama shkel ligjin/ Bën xhiro në motorin e turistit hungarez, por harron kaskën mbrojtëse

0
May be an image of one or more people, motorcycle and road

Ndërsa ka inspektuar nga afër shkollën e rikonstruktuar “Petro Nini Luarasi” dhe qendrën e re sociale “Motrat Qirjazi”, kryeministri Edi Rama ka takuar rastësisht në rrugë edhe një grup turistësh hungarezë.

Grupi i turistëve ishte me motor dhe kreu i qeverisë ka përfituar nga rasti për të bërë një xhiro me mjetin dyrrotësh.

Pjesë nga biseda:

Rama: Ç’kemi si jeni, nga jeni?
Motoristi: Nga Hungaria
Rama: E pëlqeni Shqipërinë?
Motoristi: Po
Rama: E bukur ë?
Qytetari: Nuk është hera e parë, kemi qenë Shkodër, Tirana, Durrës. Këtë natë në Përmet.
Rama: Unë po shkoj në Përmet po ashtu, po ju do shkoni më shpejt. Paçi udhëtim të mbarë! Shpresoj të më bënit një xhiro.

Artikulli i mëparshëmDeklarata e fortë e Matthew Palmer: Ambasadorja Kim ka qenë e qartë, kandidatët duhet të jenë…
Artikulli i radhësMjaltë pa bletë, qumësht pa lopë dhe vezë pa pula! A është e mundur?!