10 pronarët më të pasur të klubeve sportive

0

Së bashku me klasifikimin e njerëzve më të pasur në botë, revista e specializuar Forbes ka përpiluar edhe klasifikimin e pronarëve më të pasur të ekipeve sportive.

Në krye të këtij klasifikimi të veçantë është Mukesh Ambani, numri 1 i kampionëve në fuqi, për të dytin vit me radhë i Indian Premier League për kriketin, Mumbai Indians.

Në vend të dytë, Steve Ballmer,i cili zotëron ekipin e Clippers në NBA dhe drejtuesi ekzekutiv i Microsoft. Biznesmeni meksikan, Carlos Slim, renditet i treti, pronari më i pasur i një klub futbolli.

Shuma totale e sipërmarrësve sportivë më të pasur – thekson Forbes – është rritur me 60% në 12 muajt e fundit, pavarësisht pandemisë dhe krizës që ka përfshirë sektorin (i goditur nga pezullime kampionatesh dhe nga mungesa e tifozëve në stadiume).

Në top 10 bie në sy një ekuilibër midis sporteve të ndryshme. Futbolli kryeson me katër pozicione (duke marrë në konsideratë edhe investimet e Red Bull), ndjekur nga basketbolli (3) dhe bejsbolli, futbolli amerikan dhe kriketi (1 secili). Në lidhje me kombësinë, pjesa më e madhe e tyre janë amerikanë (4 në 10 pozicionet e para).

1. Mukesh Ambani, Mumbai Indians (kriket) – 84,5 miliardë
2. Steve Ballmer, Los Angeles Clippers (basketboll) – 68,7 miliardë
3. Carlos Slim, Real Oviedo (futboll) – 62,8 miliardë
4. Daniel Gilbert, Cleveland Cavaliers (basketboll) – 51,9 miliardë
5. François Pinault, Stade Rennais (futboll) – 42,3 miliardë
6. Dietrich Mateschitz, Red Bull sport (të ndryshme) – 26,9 miliardë
7. Robert Pera, Memphis Grizzlies (basketboll) – 18,3 miliardë
8. Steve Cohen, New York Mets (bejsboll) – 16 miliardë
9. Roman Abramovich, Chelsea (futboll) – 14,5 miliardë
10. David Tepper, Carolina Panthers (futboll amerikan) – 14,5 miliardë

Artikulli i mëparshëm10 fitore radhazi për Interin, titulli edhe më afër/ “Ringjallet” Juventusi
Artikulli i radhësIshujt e Egjeut do të bëhen zonat e para ‘pa Covid’ në Greqi deri në fund të prillit!