Deklarata e fortë e gazetarit për Ballukun: Ke harruar kur i vishje ti punonjësit si ‘Mjellma’?

0

Gazetari Flamur Vezaj i ka kujtuar ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, kohën kur ishte drejtuese e Albcontrol dhe bënte shpenzime të çmendura. Madje ai i risjell në vëmendje historinë e rastit kur punonjësit e Albcontrol visheshin si mjelma nëpër festa.

STATUSI I VEZAJT

Flet ajo qe i vishte punonjësit si “Mjelma”!

Po nuk keni turp qe akoma dilni e llomotitni per Albcontrolin!

Po ishe vetë ti moj “mjelmë” qe ke punësuar 70% të stafit aty, sidomos në nivelin drejtues pa asnjë lidhje profesionale me vendin e punës! E kur shkruanim ne dikur, s’ke lënë shef e pronar mediash pa marrë në tel duke bërë presion!

Po si nuk keni turp fare e akoma edhe pas 8 viteve dilni e thoni fajin e kanë të tjerët!??

Harrove që nga 2013 deri 2019 edhe masazhet që ke bërë jashtë shtetit e festat në hotele me 5 yje i ke futur si “shpenzime të tjera” të kompanisë që drejtoje! E sot qenke shqetësuar për rrogat e atyre që deri dje i jepje edhe dietat e udhëtimit nga Rinasi në ministrinë që sot ti e drejton!

Para se të dalësh lexo moj lexo se e drejta e grevës është një e drejtë elementare e njeriut, po nuk ke faj ti jo, fajin e kanë ata prokurorë pa mendere që të kanë lënë të livadhisësh akoma e del e na flet broçkulla!

Artikulli i mëparshëmDeklarata/ Rama dhe Veliaj e krahasojnë situatën në Rinas me pushtimin fashist
Artikulli i radhësManastirliu nga Gjirokastra: Gjatë fundjavës pritet të ulet grupmosha e vaksinimit për të gjithë vendin