Është koha e cerekfinaleve dhe në Europa League nisin të ndihen ethet e mundësisë për të fituar trofeun. Ndoshta sepse 4 përplasjet e programuara kanë skuadrat e tyre favorite, me përjashtim të njërës: asaj që luan aktin e parë në Amsterdam e që sheh përballë dy skuadra potencialisht me mundësitë për tu kualifikuar në ekuilibër.
Roma e Fonsecas ka nga ana e saj eksperiencën, ndërsa hollandezët duan të besojnë se eleminimi i Juventus dy vjet më parë mund të përsëritet. Në fakt, Ten Hag nuk është pa problem, sepse mes lojtarëve që rrezikojnë të mos jenë në dispozicion të teknikut është edhe ish-i i ndeshjes Stekelenburg. E sigurtë ndërkohë mungesa e Schuurs që ka probleme me gjurin, ndërsa Blind e Mazraoui nuk janë në formë e nuk do të jenë gjithashtu. Motiv tjetër ai që do të mbajë jashtë sfidës Sean Klaiber, që sapo është bërë baba, por ten Hag ka 16-17 lojtarë të mirë për ti aktivizuar, si pohon vetë. Nuk është se është më mirë gjendja e Romës, që do të shkojë në Hollandë pa Smalling, El Shaarawy e Mkhitaryan.
Problemet në prapavijën e Romës janë të mëdha sepse edhe Marash Kumbulla është i dëmtuar, ndërsa Bruno Peres do të zëevndësojë të skualifikuarin Karsdorp. Kështu linje defensive emergjente për Fonseca me Ibanez, Cristante e Mancini, ndërsa lajmi më i mirë për teknikun portugez të verdhekuqve është rikthimi në qendër të sulmit të Edin Dzeko. Në sfidat e tjera, Arsenal do të presë Slavia Prague me londinezët favoritët e mëdhenj, ashtu si edhe Manchester United në transfertën e Grandas, ndërsa Dinamo Zagreb do të tentojë të vazhdojë mrekullitë, ashtu si bëri ndaj Tottenham, kur përballë të ketë Villareal.
EUROPA LEAGUE – QUARTER-FINALS
21:00 Ajax ? – ? Roma
21:00 Arsenal ? – ? Slavia Prague
21:00 Dinamo Zagreb ? – ? Villarreal
21:00 Granada ? – ? Manchester United