Ishujt e Egjeut do të bëhen zonat e para ‘pa Covid’ në Greqi deri në fund të prillit!

0

Ishujt e shpërndarë nëpër arkipelagun e Egjeut do të bëhen zonat e para “pa Covid” të Greqisë ndërsa përpjekjet e vaksinimit intensifikohen në destinacionet turistike duke shpresuar për një fluks vizitorësh në verë.

Në një nga sfidat më të mëdha operacionale të kohëve moderne, autoritetet kanë premtuar se të paktën 69 ishuj do të vaksinohen plotësisht deri në fund të Prillit.

“Ne kemi kaq shumë ishuj më të vegjël,” tha Marios Themistocleous, zyrtari i ministrisë së shëndetësisë që mbikëqyr programin. “Pikërisht sepse ata janë kaq të vështirë për t’u furnizuar, ne vendosëm të vaksinonim popullata të tëra në të njëjtën kohë me qëllim që kur ata të fillojnë të marrin turistë, banorët e përhershëm të vaksinohen dhe mbrohen plotësisht.”

Sipas skemës, konceptuar me ndihmën e forcave të armatosura, shpërndarja e mijëra vaksinave në ishujt e largët do të rritet në javët e ardhshme. (TheGuardian)

Artikulli i mëparshëm10 pronarët më të pasur të klubeve sportive
Artikulli i radhësRama si Enveri/ E nis fjalën gjatë takimit në Dropull greqisht