Ndërtuesit presin rritje të mëtejshme të çmimeve me 2021

0

Ndërtuesit shfaqin pritshmëri të lartë për rritjen e mëtejshme të nivelit të çmimeve në tremujorin e parë të këtij viti, sipas një anketë që Banka e Shqipërisë ka bërë në bizneset e sektorit në lidhje me gjendjen financiare dhe pritshmëritë për punësimin dhe çmimet.

Ndryse nga të gjithë sektorët e tjerë që shfaqen doza të larta pesimizmit për shkak të efekteve negative që ka dhënë pandemia gjatë këtij viti në aktivitet e tyre, sektori i ndërtimit arriti ti mbijetojë krizës dhe madje u bë shkak për të frenuar rënien e fortë ekonomike të vitit 2020.

Shumica e ndërtuesve që u pyeten nga Banka e Shqipërisë pohuan se çmimet do të rriten me tej gjatë këtij viti. Balanca e përgjigjeve se çmimet do të rriten, në të gjitha bizneset e sektorit ishte 11 % më e lartë se përgjigjet e atyre që mendojnë se çmimet nuk do të rriten.

Balanca e pritshmërive se çmimet do të rriten me tej shënoi nivelin më të lartë së paku të dy viteve të fundit.

Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) u rrit me 8.0 pikë përqindje gjatë tremujorit të parë. Rritja e TBN-së u përcaktua kryesisht nga rritja e balancës së aktivitetit ndërtues me 15.2 pikë përqindje, në një kohë që balanca tjetër formuese e treguesit, kontratat porositëse, shënoi rritje të lehtë me 0.8 pikë përqindje. Midis balancave të tjera, rritje shënuan edhe gjendja financiare, punësimi dhe pritjet për të në tremujorin e ardhshëm.

Sektori i ndërtimit pati një kontribut pozitiv në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vitit të kaluar. Vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2020 vlera e shtuar në ndërtim ishte 18.48 % më e lartë se e të njëjtit tremujor të vitit 2019.

Edhe pse në vitin 2020 ekonomia ishte në krizë si rrjedhoje e kufizimeve që u aplikuan për frenimin e pandemisë Covid-19 sektori i ndërtimit, jo vetëm nuk u prek, por u zgjerua më tej si në drejtim të prodhimit dhe shitjeve gjithashtu, sidomos në gjysmën e dytë të vitit.

Disa nga ndërtuesit kryesorë që janë duke u përgatitur për zbatimin e projekteve të reja për zonat rezidenciale në kryeqytet parashikuan rritjen e çmimeve të apartamenteve për vitin 2021 në disa intervista që Monitor mori në fillim të këtij viti. Ndër arsyet kryesore që ata jepnin për ndryshimin e çmimeve të shtëpive është shtimi i kostove nga taksat dhe rritja e cilësisë së ndërtimit.

Ndërtuesit parashikuan një rritje të çmimeve me 10 për qind këtë vit, edhe pse treguesit zyrtarë të ekonomisë nuk tregojnë rritje të ardhurave dhe punësimit, përkundrazi ka përkeqësim./ B.Hoxha/MONITOR

Artikulli i mëparshëm“Vrasës luanësh, Ibra një burracak”: Vërshojnë akuzat në Suedi për atë që ka ndodhur në Afrikën e Jugut
Artikulli i radhësTatimet: Individët të deklarojnë të ardhurat jashtë territorit, do t’i “kapim”, pasi shkëmbejmë informacionin me shtetet e tjera