Kryeministri Edi Rama është pritur ditën e sotme në fshatin Peshkëpi të Dropullit në Gjirokastër.
Teksa është ulur në karrige bashkë me kandidatët për deputetë të këtij qarku, Rama është qerasur me llokume nga dy vajza të veshura me veshjet tradicionale të kësaj zone minoritare. Pasi merr llokumen, Rama falënderon vajzat në gjuhën greke.
‘Efcharistó’ thotë Rama, ndërsa më pas shijon llokumen. Më pas, teksa merr fjalën, kryeministri përshëndeti të pranishmit në takim në greqisht; “Përshëndetje të gjithëve’, duke e përsëritur dy herë për të nënvizuar faktin nëse po e thoshte mirë apo jo.