
Mëngjesin e kësaj të premtje ka marrë fund dhe ngërçi i krijuar prej dy ditësh në aeroportin e Rinasit. Lajmin për rikthimin e normalitetit e ka bërë edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Balluku shkruan se sot shënohet fundi i krizës së bllokimit të punës nga greva e kontrollorëve të AlbControl.
“Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptare kthehen në normalitet“, ka shkruar Balluku.