Policia, në bashkëpunim edhe me Agjencinë Amerikane në luftën kundër narkotikëve DEA, në një operacion anti-drogë në rrugën Pletvar-Akavadar rreth orës 14 ka sekuestruar 500 kilogram marijuahanë.
Mësohet se droga në vend ka hyrë nga Shqipëria, ndërsa në treg marijuhana e sekuestruar kap vlerën e mbi 800 mijë eurove.
Në aksionin i cili po vijon akoma në disa qytete, Prilep, Manastir, Rosoma e Kavadar Alsat mëson se është arrestuar edhe kryeshefi i policisë në Prilep. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se detaje për aksionin disa ditor do të jepen gjatë ditës së nesërme.