Gazetari i njohur Artan Hoxha është shprehur se në Elbasan ka 4 grupe të strukturuara kriminale që mbahen me të ardhurat e trafikut të drogërave të forta.
“Elbasani ka një strukturë shumë të veçantë të krimit të organizuar. Ka grupe shumë të pasura nga ana materiale, gjë që i bën të fuqishëm në logjistikë, monitorim, armë, sniper, vrasës të huaj. Atentate spektakolare. Kam përshtypje se ata shohin shumë filma dhe kanë imagjinatë. Kujtoj këtu një atentat me sniper në Elbasan, ku vrasësit që do gjuanin nga kodra përballë, çdo 6 muaj o vinin zjarrin, e digjnin. Sot aktualisht në Elbasan ka 4 grupe të strukturuara, të ndara qartë. Të ndara me njëra tjetrën dhe burimi i të ardhurve në Elbasan është trafiku i drogërave të forta”, tha Hoxha.