Një debat me tone të forta është zhvilluar sot në studion e “Breaking” mes gazetarit Bledi Mane dhe përfaqësuesit të NISMA Thurje, Pano Soko.
Replikat mes tyre ndodhën gjatë komentit në lidhje krizën e shkaktuar me bllokimin e fluturimeve të të vetmit aeroport që ka Shqipëria, ai i Rinasit, për shkak të grevës së punonjësve të AlbControl. Akuzat mes tyre kanë qenë tepër të ashpra, aq moderatorja Sidorela Gjoni i ka kërkuar disa herë të ftuarve që të mos e kthejnë në debate personale.
Pjesë nga debati
Mane: Ndjehem vërtetë i ofenduar si qytetar shqiptar. Albcontroll është kthyer në një kuplara politike, një bordello më mirë, ku 50% e punonjësve janë të majtë dhe të djathtë, që ka emrat e njerëve të ministrave dhe ish-ministrave, ku PS i bën ndere PD dhe kontroverse. Ndoshta Pano Sokos si ish-zyrtar i LSI nuk të bën përshtypje kjo situatë, se nuk dua ta ngacmoj se jemi dhe në fushatë elektorale.
Soko: Nuk jam as LSI dhe as i PS e PD.
Mane: AKBN, agjencia e licencimit të minierave, mori hov madh me ty ku punoje atje.
Pano Soko: Ti mund të flasësh sa të duash, por nuk e mbron dot PS-në. Unë punonjës shteti kam qenë dhe jam i nderuar, por nëse më sulmon ti vazhdo jepi. Ti je shërbëtor i qeverisë, e di shumë mirë se si paguhesh dhe kur merr rrogën.
Bledi Mane: O shoku po të ishte gazetaria si mua ti do flisja live nga dhoma e burgut 313, bashkë me mentorin e NISMËS. Ti që ke licencuar gangsterët për minierat e Bulqizës. Hiqe golfin dhe tregoje siç numëroje milionat e euros së krimit të Bulqizës.
Pano Soko: Kur sa ka kam takuar njerëz ti nuk e kishe mendjen. Vazhdo e mbro PS-në. Ajo ka qenë aty, ministrja Balluku e ka marrë 6 mijë euro dhe nuk është ankuar. Ajo është një kompani që nuk financohet nga shteti shqiptar dhe është autonome. Nuk e kam parë të ankohej Balluku. Ajo pagë kontrollohet nga sistemi evropian i kontrollit që është në Bruksel. Më shqetëson më shumë arroganca me të cilin po trajtohen. Nëse kryeministri do të kishte qenë i hairit ti kishte lënë qokat me raki në Përeet dhe të linte fushatat, por jo ai vazhdoi qokat e tij me raki në Tepelenë. Të uli hundën e të zgjidhë hallin. Ato 26 njerëzit duhet të mbajnë përgjegjësi. Nuk mund të flasë Rama sikur është mbreti i Shqipërisë.
Bledi Mane: Kur flet Pano Soko për raki, bëhesh të derdhesh shishen dhe ta boshatisësh.
Pano Soko: Boll, mos u merr me mua, se nuk ta shpëtoj dot PS, nuk e ke nga unë, mos u mërzit se nuk ta shpëtoj PS-në
Bledi Mane: O AKBN-ja më dëgjo mua tani, po mbeti PS te unë do të hidhem nga kati i tretë i studios
Pano Soko: Unë jam i ndershëm në AKBNN, ti je një gazetar shantazhist dhe ke kërcënuar gazetaret. Po na tregon ti se nuk i mbron ti PS-në. Ti je bërë gangster dhe i kërcënon dhe gazetaret.
Bledi Mane: Ma thuaj kë kam kërcënuar, ma thuaj emrin në studio tani.
Pano Soko: Nuk e kam pse ta them publikisht, do ta them në privat.