Incidenti diplomatik në Turqi/ Kryeministri italian shpërthen i revoltuar ndaj Erdogan. Ai është një ‘diktator’!

0
“Jam tejet i pakënaqur nga poshtërimi që Presidentja Von

Pas një incidenti që ndodhi dy ditë më parë mes Presidentes së Këshillit Evropian dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka shpërthyer një valë kritikash. Nga kjo situatë duket që marrëdhëniet Italo-turke u tensionuan dukshëm pas etiketimit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan një “diktator” nga ana e kryeministrit Italian Mario Draghi.

Kryeministri e kritikonte atë si autoritar për trajtimin që i bëri presidentes të Komisionit Evropian gjatë takimit të martën.Ursula von der Leyen ishte në Ankara së bashku me shefin e Këshillit Evropian Charles Michel për një takim me Erdogan për të diskutuar marrëdhëniet Turqi-BE.

Pamjet të xhiruara brenda pallatit presidencial treguan të dy burrat të zënë vendet kryesore së bashku ndërsa Von der Leyen u ‘detyrua’ të ulej larg nga burrat në një divan.

I pyetur për incidentin në një konferencë Draghi tha ” Jam tejet i pakënaqur nga poshtërimi që Presidentja Von der Leyen përjetoi. Por kur ka të bëjë me këta diktatorë … duhet të jesh i prerë në shprehjen e ndryshimeve të pikëpamjeve …por gjithashtu i gatshëm për të bashkëpunuar dhe për të siguruar interesat e vendit të vet. “

Ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavu?o?lu u përgjigj në Twitter duke thënë  “Ne dënojmë me forcë retorikën e papranueshme populiste të Kryeministrit Italian Draghi dhe deklaratat e tij të shëmtuara për Presidentin tonë të zgjedhur nga populli”.
Erdogan është përballur me një valë kritikash pas incidentit, veprim i cili erdhi menjëherë pasi ai tërhoqi Turqinë nga Konventa e Stambollit, një traktat ndërkombëtar për parandalimin e dhunës në familje.

Megjithatë Turqia pretendon se respektoi “kërkesat e palës BE” dhe se njësitë e protokollit të të dy palëve punuan së bashku.

Këshilli Evropian lëshoi ??një deklaratë të Enjten duke pretenduar se shërbimi i tij nuk kishte qenë në gjendje të shihte dhomën e takimeve sepse Turqia e konsideronte atë “shumë afër zyrës së Presidentit “.

Kjo sjellje e tij nuk çuditi një numër eurodeputetësh , por mos reagimi i Charles Michel shkaktoi reagime më shumta. Ai nuk ia ofroi vendin e tij Von der Leyen – presidentes së parë femër të Komisionit Evropian – pavarësisht se të dy ishin në rang të barabartë. Ai tha se ishte “i trishtuar”, por nuk kërkoi falje.

Artikulli i mëparshëmVaksinat/ Moderatori tmerrohet me deklaratat për planin “djallëzor” që zbulon Alfred Cako: “Mund t’i kthejë njerëzit në…”
Artikulli i radhësIsh-shefi i Aviacionit Civil nxjerr prapaskenat me kontrollorët turq që u sollën në Rinas/ Po punojnë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri