Shpallet në kërkim drejtori i Kadastrës pasi kishte kthyer magazinën në laborator kanabisi

0

Në kuadër të operacionit antikanabis të koduar “Gjormë 2021”, policia ka arrestuar në flagrancë Vranicki Hiskun, banues në Katund i Ri, Kurbin dhe ka shpallur në kërkim Edmond Stojani, banues në Kurbin.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Fushë Gjormë, Kurbin, kishin përshtatur katin e dytë të një magazine të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 205 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo.

Gjithashtu, gjatë kontrollit, në ndërtesë u konstatua  një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Sakaq në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike.

Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Vranicki Hisku është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë  zjarri pushkë me dylbi të montuar.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Mësohet se Edmond Stojani është drejtor i Kadastrës në Kurbin.

Artikulli i mëparshëm48 orë pas bllokimit të fluturimeve, Aeroporti i Rinasit i kthehet funksionimit normal
Artikulli i radhësShuhet në moshë 99-vjeçare princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth