Analisti i njohur: Turqia ka marrë shumë nga Shqipëria, ja ku qëndron interesi! Rama na ka kthyer në një vend filoturk

0
Marrëdhënia mes Ramës dhe Erdoganit, analisti i njohur: Turqia ka

Analisti Arjan Çuri ka komentuar situatën e pezullimit të fluturimeve në Rinas, ku menjëherë u sollën nga Turqia zëvendësuesit e tyre. Analisti thotë se Turqia ka interesa të mëdha te vendi ynë dhe lojën e bën kryeministri Rama.

 “Unë e shikoj si një marrëdhënie të një interesi të përbashkët, Erdogan shfaqet si një lloj kalifi i botës moderne, ka interesa të tij edhe në territore ku ish perandoria otomane ka pasur shtrirje, nuk bëhet vetëm në Shqipëri. Loja që ka bërë Rama me marrëveshjen e detit me Greqinë, çojnë në interesat turke. Rama e bën edhe për vota, ka një gëzim të madh mes myslimanëve, për mua është një marrëdhënie e dyanshme, e suksesshme, unë shoh që Turqia ka marrë më shumë gjëra, nga çdo interes apo qytetërim tjetër që ka pasur ndikim në të kaluarën tonë.  Ka një gëzim të madh për çdo gjë turke dhe Erdoganiste në Shqipëri, përfshirë kontrollorët, telenovelat, ky vend është filoturk, ky është një vend me shumicë myslimane dhe si i tillë është filoturk”, tha Arjan Çuri.

Artikulli i mëparshëmRama e la jashtë listës PS-së për 25 Prill? Sandër Lleshaj zbulon për herë të parë arsyen
Artikulli i radhësBasha pritet në mënyrë të jashtëzakonshme/ Dibranët “nuk pyesin” për orën policore dhe mbushin rrugët e qytetit