28-vjeçari që ngriti me dron flamurin e PD-së gjatë një takimi elektoral të Partisë Socialiste është proceduar penalisht në gjendje të lirë.Më 9 prill, kur aktori Petrit Malaj, kandidat për deputet të Partisë Socialiste në listën e Kukësit fliste me banorët në Tropojë, një flamur i Partisë Demokratike u valvit me dron sipër kokave të tyre.
Policia njofton se shtetasi A. G. është proceduar për veprën penale të “Pengimit në ushtrimin e të drejtës për tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar”.