Një ngjarje tronditëse raportohet në Kavajë, ku është gjetur i vetëvarur në pemë një 48-vjeçar dhe një 45-vjeçare e djegur në makinë. Sipas policisë viktimat janë burrë e grua.
Trupi që është gjendur brenda në makinën e djegur dyshohet se i përket shtetases Fëllënxa Shirja.
Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i varur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi Bilbil Shirja, 48 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Mesditën e sotme rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.
Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.
Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.