Nisur nga fakti që Forcat e Armatosura të Kinës kanë zhvilluar stërvitje ushtarake në perëndim dhe lindje të Tajvanit të hënën në një lëvizje që analistët e cilësuan paralajmërim për ishullin e vetë-qeverisur dhe Shtetet e Bashkuara, ka ardhur reagimi i konspiracionistti Alfred Cako.
Ai tregon se këtë lëvizje e kishte paralajmëruar që në muajin janar dhe iu kundërvihet të gjithëve atyre që e kritikojnë për teoritë e tij.
Jo vetëm kaq, por Cako iu bën thirrje gjithë shqiptarëve që të marrin masa, pasi 3 vitet e ardhshme do të jenë shumë të vështirë për anën ekonomike.
“Per te gjithe skeptiket ndaj prognozave te mia, qe jane shume te veshtira te realizohen; tani me thoni qe ti the qe do pushtohet Tajvani ne janar; jooo, kam thene qe do fillojne provokimet qysh ne janar, sic filluan dhe Komiteti i 300-ve ka dhene urdher dhe leje qe ishulli te merret nga Kina;
edhe parashikimet e tjera do dalin, nje e nga nje; por me skeptiket ndodh si me parabolen e J.Krishtit: Ata kane sy, por nuk shohin, ata kane vesh, por nuk degjojne, ata kane tru, por nuk mendojne! “
“Ti na ke thene qysh para nje viti qe Tajvani do sulmohet ne janar, jemi ne shkurt dhe kjo ska ndodhur! Ti nuk je i sakte! Na ke thene qe cmimet e mallrave te konsumit do ngrihen ne qershor, kjo po ndodh ditet e para te korrikut; ti nuk je i sakte!” Ok, e pranoj qe nuk jam i sakte; ju qe kini fjetur gjume jini te sakte!
Ne Usa nje gallon nafte ishte 2,2 $ deri ne 20 janar; sot ka shkuar 3.8$, pra per 2,5 muaj ngritje rreth 80%; shikoni vajin olim ne Shqiperi, 80% ngritje cmimi; ky trend do vazhdoje me egersisht gjate veres dhe vjeshtes ne bote dhe ne Shqiperi!
Shqiptare, siguroni zahire dhe punoni token e rrisni bageti e gjedhe sa me shume per te ushqyer gjithe popullin shqiptar keto 3 dimera qe do vijne!”, shkruan Cako.