Florian Marku tall rëndë Conor Benn: Ai ka nofull qelqi, tepër i brishtë për mua! Shikoni me kë përballet

0

80 sekonda iu deshën Conor Benn për të triumfuar kundër Samuel Vargas. Djali i kampionit të botës, Nigel Benn, që në raundin e parë e mposhti me KO teknik rivalin e tij mbrëmjen e djeshme. Gjithsesi nuk është se konsiderohet ndonjë fitore e madhe, duke pasur parasysh që Vargas në 6 ndeshjet e fundit kishte regjistruar vetëm humbje.

Florian Marku, i cili e ka sfiduar disa herë Conor Benn, e kishte parashikuar fitoren e boksierit britanik në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për Sky Sport. Lushnjari ka përsëritur se Conor zgjedh vetëm rivalë të lehtë, pasi ka një nofull qelqi.

“E dija që ai nuk do të ndeshet me mua në 2-3 duelet e radhës, pasi ai zgjedh kundërshtarë të këqij, me rezultate të dobëta. Sebastian Formella kishte një rekord të mirë, por ai është një goditës i fortë.

Vargas nuk është kundërshtar i fortë, ai ka humbur me të gjitha boksierët me emër dhe fitoret i ka marrë me boksierë me rezultate të dobëta. Ai ka mposhtur turistë për të ndërtuar rekordin e tij. Conor do të fitojë, ai nuk zgjedh kurrë një boksier pa humbje.

Dy kundërshtarët e mi të fundit ishin të pamposhtur. Është e lehtë të zgjedhësh dikës që ka provuar shumë humbje, sepse ata nuk e japin zemrën në këtë sport. Conor ka një nofull qelqi. Që kur u ndesh me Peynaud ata nuk i kanë zgjedhur asnjë boksier që mund godasë.

E keni parë vetë se çfarë i ka bërë Cedrick Peynad tre vite e gjysmë më parë, kur e rrëzoi dy herë në tokë. Pre asaj dite zgjedhin me kujdes rivalët për Conor, pasi ai mund të marrë ndonjë goditje në kokë. Ai dhe ekipi i tij e dinë që unë godas fort, ata kanë dëgjuar për stërvitjet e mia”, thotë Marku.

Më tej boksieri shqiptar shton: “Të gjithë kundërshtarët e mi ishin djem që mund të godisnin, ata të gjithë gjuajnë fort. Kurse Conor zgjedh kundërshtarë të dobët. Në Britaninë e madhe ka plot emra të mirë, si Chris Jenkins, Chris Kongo dhe Michael McKinson. Ata e kanë thirrur në duel, por ai nuk ndeshet sepse është i frikësuar.

Pse zgjodhi Formella nga Gjermania? Sepse ai ka forcë zero. Vargas? Sepse ai e di që ka 90 për qind shanse që të fitojë. Ai i zgjidh me kujdes kundërshtarët. Ai duhet të përballet me mua nëse do ta mbajë rekordin e tij si i pamposhtur.

Mund t’i jap shumë para atij, unë mund të shes bileta më shumë se e gjithë palestra e tij së bashku. Unë jam një sasi e madhe parash për ta në të ardhmen, nëse të dy mbetemi të pamposhtur në vazhdim. Unë kam rrugëtimin tim dhe Conor Benn është pjesë e tij. Gjithsesi nuk më plas shumë. Unë do ta vazhdoj në rrugën time”.

Artikulli i mëparshëmTjetër humbje nga bluzat e bardha/ Covid-19 i merr jetën mjekut nga Kruja
Artikulli i radhësTransplanti i parë i mushkërive tek një pacient me Covid-19