Edi Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë sot në Laprakë, ku para të rinjve ka kërkuar votën për vete.
E duke dashur tu mbushë mendjen të rinjve se qeveria e tij kishte bërë shumë gjëra të mira, Rama tha se kishte ardhur nga emigracioni për të kontribuar dhe bërë Shqipërinë një vend më të mirë.
Por ajo që nuk u vu re ishte fakti se të rinjtë të cilët ishin mbledhur në Laprakë ishin sjellë nga Kamza dhe njësia 7 e kryeqytetit.
As Rama dhe as Veliaj nuk kanë mbledhur dot të rinj të zonës së Laprakës, që është njësia 11 e kryeqytetit.
‘Balonë tauke, balonë tabake, E mori satën e shkoi n’Laprake!
Me 2 autobusë nga Kamza dhe 1 autobus nga njësia 7, e mbushim fushën e sportit në Laprakë dhe shesim shumë palë atlete.
Takimi i Ramës në Laprakë, me socialistë uha nga Kamza dhe njësia 7. Bacë, t’kanë rrejt!’, shkruan aktivisti Vehat Kola në Facebook.