A është në shkelje të ligjit ky aktivitet elektoral? Ku janë Policët e Shtetit që gjobisin çdo ditë mijëra qytetar të thjeshtë!?

0

Ditën e djelë më datë 11 prill, kryeministri Rama ka zhvilluar një aktivitet të madh electoral në kryeqytet, me pjesëmarrjen e qindra, ndoshta dhe mijëra të rinjve. Edhe pse në retorikën e tij të përditshme kreu i qeverisë akuzon udhëheqësin e opozitës  për shkelje të rregullave të distancimit social, dhe ndalimin e grumbullimeve, ai vet nuk duket se ja ve shumë veshin “budalliqeve” të Rakacollit dhe Bratajt, siç shprehet në rrethin e tij të ngushtë.

Ligji në Shqipëri është, prej vitesh tashmë, diccka që nuk i përket dhe nuk aplikohet mbi “shefat” e mëdhenj, të politikës, biznesit apo edhe krimit. Ata të gjithë qëndrojnë krenar, përballë normave të të drejtës dhe në fund ai që “përkulet” është ligji. Ata gjithmonë shpëtojnë, dhe në fund e “hanë”, të thjeshtët, ata që punojnë dhe llogarisin çdo qindarkë, për të mbyllur muajin.

Aktiviteti elektoral i kryeministrit është haptazi i paligjshëm, dhe sipas aktit të famshëm normativ numër 3, të datës 15.03.2020, të cilin vetë kryministri e ka miratuar, ai duhet të ishte gjobitur me 5.000.000 (pesë milion) lekë gjobë.

Por tashmë është e qartë se gjobat aplikohen vetëm ndaj qytetarve të thjeshtë, apo atyre që guxojnë të ngrenë zërin kundër qeverisë, ndërkohë që “shefi” i madh, siç e pasqyron veten kryeministri ynë, në skeçet humoristike ku merr pjesë, është i pa-gjobitshëm.

This image has an empty alt attribute; its file name is rama-1-1-1024x630.png
Artikulli i mëparshëmIrlanda heq Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik/ “Lejohen turistët, situata epidemiologjike në përmirësim”
Artikulli i radhësENI zbulon pusin me 250 milion fuçi nafte në Angola/ Bursa për datën 12 Prill 2021