Erisa Xhixho denoncon punimet elektorale që po kryen qeveria/ Qytetarët, pa infrastrukturë e në varfëri të thellë

0

Erisa Xhixho, kandidatja për deputete e LSI e renditur e dyta në kryeqytet, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e zonës së Shkozës në Tiranë.

Ajo është njohur nga afër me problemet e qytetarve, të cilëve ju ka kërkuar votën me premtimin se e ardhmja për ta do të jetë më e mirë.

Xhixho i ka prezantuar banorët me planin e LSI për rimëkëmbjen ekonomike të biznesit, pas krizës së fortë të shkaktuar nga keq-qeverisja, korrupsioni dhe nga keq menaxhimi i pandemisë.

Nje theks te veçantë ajo vendosi dhe te punimet elektorale që po kryen në këtë zonë, “qeveria në ikje po mbulon dështimin me një tjetër rrugë elektorale,ku ka nisur të shtrohet dheu i radhës i fushatës”, – u shpreh Xhixho.

Se sa shqetësohet qeveria për mirëqenien e shqiptarëve e tregojnë punët e bëra shkel e shko gjatē fushatës elektorale. E…

Posted by Erisa Xhixho on Monday, April 12, 2021
Artikulli i mëparshëmDeklarata e fortë e Vangjel Dules: Rama kërkon të kemi zgjedhje “të verbëra”, gjithmonë e ka shmangur debatin
Artikulli i radhësDegjeneron keq mes vajzave në Durrës/ “Shkelma, sharje dhe shkulje flokësh” (VIDEO)