
Ardit Kërtusha, një nga dy ish-zyrtarët socialistë të qytetit të Durrësit, të cilët braktisën PS, dhe dolën në mbështetje të hapur të Partisë Demokratike, thotë se ky vendim s’ka qenë aspak i lehtë.
Ai e quan atë një veprim patriotik, i cili u bë për të mirën e vendit, dhe për të kontribuar sipas tij në rrotacionin e pushtetit.
Sipas Kërtushës, Vangjush Dako edhe pse jo publikisht, po punon për Partinë Socialiste. Shqetësuese për të riun, situata paraqitet, edhe në degët e PS, në Durrës, ku janë aktivizuar persona me të shkuar kriminale.
Ish-kreu i FRESH thotë se pas vendimit të tyre për të mbështetur PD, kanë nisur edhe presionet e lëvizjet në zonat që ata kanë influencë. Ish-zyrtari socialist shprehet i bindur, se një lider si Lulzim Basha, do i sjellë vendit normalitet, zhvillim e anëtarësim në BE.