Rama premton 5000 euro për emigrantët që do të rindërtojnë shtëpitë e gjyshërve

0

Nga Belshi kreu i qeverisë Edi Rama shpjegoi kushtin për emigrantëtqë duan të kthehen në Shqipëri për të rindërtuar shtëpitë e vjetra duke i kthyer ato në motor të turizmit.

Rama u shpreh se do të bëhet një amnisti specifike duke deklaruar se kusht është fakti që ato të mos jenë para të krimit. Kryeministri shpjegoi se ata që duan të bëhen pjesë e kësaj skeme mund të vazhdojnë të jetojnë jashtë nëse kjo është zgjedhja e tyre, por e rëndësishme është që paratë e tyre të investohen në vendin tonë.

“Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të tretë do i japim 5000 euro grant çdo emigranti që do vijën në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve dhe gjysheve dhe çdo emigrant që do i kthejë në pjesë të motorit të agroturizmin në Shqipëri. Për mundësinë e sjelljes së parave këtu në Shqipëri pa kërkuar llogari për asgjë tjetër përveçse të mos jenë para të krimit.

Një amnisti specifike e fokusuar te emigrantët që duan të kthehen këtu qoftë fizikisht, qoftë me investimet e tyre. Nëse duan ta ndërtojnë shtëpinë dhe të rrinë atje kjo është zgjedhje e tyre. Rëndësi ka që të vijnë për të hapur derën e shtëpisë mbyllur. Kjo do të sjellë transformim të madh ekonomik siç ka sjellë në shumë zona të Italisë”, deklaroi Rama.

Artikulli i mëparshëmPas Brexit vjen Dexit/ Opozita Gjermane nis fushatën për dalë nga BE
Artikulli i radhësVetëm një keqkuptim, por kartoni i kuq i rrezikon një pezullim të gjatë Ibrës