Skandali thellohet/ Socialistët e konsiderojnë si votues të tyre të sigurtë shefin e SPAK, Arben Kraja

0

Botimi në Lapsi.al i grabitjes së të dhënave personale që qytetarët dorzojnë në institucionet shtetërore, për arsyet e saj elektorale nga Partia Socialiste ka nxitur zemërimin e kundërshtarëve të saj demokratë. Vetëm pak orë pasi u botuan emrat e disa qytetarëve të njohur, numrat e kartave të identitetit dhe numrat e celularëve të të cilëve kanë përfunduar në kompjuterat e rilindjes, Enkelejd Alibeaj e quajti këtë një shkelje të besimit të qytetarëve ndaj shtetit.

“Përdorimi i databazës së e-Albania nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS-së përbën vepër penale. Për këtë PD po përgatit një padi që do ta dorëzojë në SPAK.

Por ironia e fatit është se ku do dorëzohet kjo padi….

Vetë shefi i SPAK është dyfish në konflikt interesi në këtë histori. Sepse Arben Kraja është njëri nga 910 mijë qytetarët e Tiranës të cilëve u janë vjedhur të dhënat personale. Në kompjuterit e socialistëve gjendet numri i tij i telefonit, vendlindja, qendra ku voton, numri i ID, si edhe vendi ku punon (shiko tabelat poshte te dala nga zyrat e PS).

Por, historia nuk përfundon këtu. Si njeriu që monitoron prokurorin e fortë nga i cili duhet ti shkonin shtatë politikanëve, Pra i famshmi ‘patronazhist” i tij, quhet Ermal Pishtari. Ka edhe më. Në dokumentat e PS ai përshkruet si votues i kësaj force politike. Madje jo vetëm tek kategoria “Preferenca” shkruhet PS-së por edhe votimi i tij pro rilindjes konsiderohet “i sigurtë”.

Natyrisht fakti që socialistët e konsiderojnë të tillë nuk e ngjyros detyrimisht mavi, Arben Krajën. Por ama një një hetimi të mundshëm të kësaj çështjeje ashtu sikurse pretendon PD-ja, shefi i SPAK është në konflikt interesi. Një sepse ai është subjekt i dëmit që kanë shkaktuar ata që pretendohet se kanë shkelur ligjin dhe dy sepse e paraqesin si militant socialist./lapsi.al

Arben Kraja zgjidhet kreu i SPAK, nga sot fillon hetimi për politikanët dhe  krimin e organizuar - Abc News
Artikulli i mëparshëmGratë shfaqin më shumë efekte anësore sesa burrat pasi marrin vaksinën anti-Covid, ekspertët zbulojnë arsyet
Artikulli i radhësPSleaks/ Si votojnë Alban Dudushi dhe Bieta Sulo