Tre kompani rifillojnë fluturimet Tiranë – Londër

0

British Airways, Easy Jet dhe Wizz Air bëhen gati të rifillojnë fluturimet direkte Tiranë – Londër dhe anasjelltas, njoftoi sot Tirana International Airport (TIA).

Fluturimet drejt Londrës ishin pezulluar që nga muaji dhjetor 2020, pas daljes së variantit të ri të virusit britanik.

Fluturimet drejt Londrës ishin rritur ndjeshëm vitet e fundit, pas shtimit të linjave direkte drejt kryeqytetit britanik.

Sipas të dhënave të TIA, në vitin 2020, për herë të parë, qyteti ku dhe prej të cilit është fluturuar më shumë nga Rinasi është Londra, me 10% të trafikut total të pasagjerëve, duke ia kaluar Romës që historikisht renditej e para.

Ndonëse edhe fluturimet nga dhe drejt kryeqytetit britanik ranë me 41%, sërish është renditur i pari, për shkak të rënies më të fortë të destinacioneve italiane. Londra u bë një destinacion i preferuar, me 131 mijë pasagjerë në 2020-n, duke u ngjitur nga vendi i katërt ku ishte në 2019-n.

Një ditë më parë Komisioni Teknik i Ekspertëve njoftoi lehtësimin e masave, një prej të cilave ishte edhe rihapja e fluturimeve me Britaninë e Madhe, të pezulluara prej 21 dhjetorit të vitit të kaluar.

Artikulli i mëparshëmPutin ndalon zyrtarisht homoseksualët të martohen dhe të birësojnë fëmijë
Artikulli i radhësTregu financiar jo bankar shënoi rritje të ngadaltë vitin e kaluar