Deklaratat bombë të Artan Hoxhë/ Priten zhvillime të bujshme në Shqipëri: Do zbulohen krime pa autorë, ja çfarë i fundosi

0
Artan Hoxha paralajmëron zhvillime të bujshme në Shqipëri:

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka paralajmëruar zhvillime të bujshme në Shqipëri.

Me depot e armëve të kapura së fundmi, Hoxha shprehet se pas ekspertizave përkatëse, mund të zbulohen krime që sot janë pa autorë.

 “I dha rëndësinë e duhur kësaj sage. Do dalin edhe krime të fundit pa autorë në Tiranë”, tha Hoxha për Abc News.

Ai ka theksuar rrezikshmërinë që mund të përbëjnë personat e stërvitur në Shqipëri për të përdorur snajper, pasi sipas tij shumë lehtë mund të inkriminohen nga grupe kriminale kundrejt pagesave të majme.

“Jo më larg se sot në Vlorë është kapur një snajper tjetër. Si kanë vijuar hetimet. Snajper u gjet tjetër në jug. Snajper i Elbasanit ndaj Ardian Çapjas. Apo sniper tjetër në Rrëshen ndaj Reçit. Jo kushdo mund ta bëjë. Sniper është një njeri i cili e ka dhunti dhe do trajnim të gjatë. Ka aftësi të veçanta”, tha Hohxa.

Artikulli i mëparshëmENI zbulon pusin me 250 milion fuçi nafte në Angola/ Bursa për datën 12 Prill 2021
Artikulli i radhësKoronavirusi në Shqipëri / Skënder Brataj jep lajmin e keq: Mua më shqetëson fakti i…