E bujshme/ Ja sa lekë mori Pëllumb Pipero që u shfaq në spotin e PS!

0
Sa lekë mori që u shfaq në spotin e PS? Pëllumb Pipero flet

Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar daljen e tij në spotin publicitar të PS-së në kuadër të fushatës elektorale.

“Besoj që këtë pyetje duhet t’ua bëni mediave, që Pëllumbin nga një mjek e kanë kthyer në imazh. Ju thatë që në pjesën e parë kam qenë shumë i dashur, në pjesën e dytë ndoshta jo edhe aq. Ky imazh nëse i shërben sensibilizimit të popullatës, pavarësisht ndërhyrjes së politikës, unë atëherë kam votuar për vaksinimin.

Ndërkohë, nuk kam deklaruar votën edhe pse jam historikisht i majtë. Unë besoj që imazhi, që më keni krijuar ju, për të dhënë këtë mesazh sensibilizues që qytetarët të vaksinohen, kushdo të ma propozonte, do ta pranoja”, tha Pipero.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” Pipero tha se spotin e ka bërë pa lekë dhe se ka qenë vetëm në funksion të popullit.

‘Unë gjithmonë do të them, vaksinohuni’, thotë Pipero, ndërsa sipas tij, spoti nuk ka lidhje me Ramën

“Për mua rëndësi ka të vaksinohen qytetarët. Pëllumbi ka një personalitet. Vota është e fshehtë. Nëse imazhi im ka shërbyer për t’i dhënë qytetarëve një mesazh sensibilizues të vaksinohen, unë e kam realizuar. Nuk e lidh vaksinimin me votimin, fitoi njëra palë apo tjetra. Spoti nuk ka lidhje me Ramën.”, ka deklaruar Pipero.

Artikulli i mëparshëmTë shtënat me armë që lanë të plagosur dy efektivët e Policisë/Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente
Artikulli i radhës“Ambasada Amerikane bëhet me më të fortin”/ Deklarata e Çanit i le pa fjalë të ftuarit në studio