Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Njësia Numër 1 ka kujtuar garën me Lulzim Bashën në 2011 për Bashkinë e Tiranës.
Me ironi Rama thotë se Basha premtonte nënë e babë para 10 vitesh, por dy i kishte spektakolare sipas tij, tramvajin dhe uljen e çmimit të bukës.
Ai thekson se pavarësisht se si e fitoi garën, Basha nuk pa më askënd si kryebashkiak për 4 vite pasi sytë iu mbyllën për gjumë.
“Porta të reja nga deti, nga qielli, për të sjellë shumë më tepër turistë. Të mund të shoqërojmë me shumë me tepër njerëz të gatshëm për të mbuluar kërkesa nga profesione nga më të ndryshme e specializuar. S’flasim për shkencëtarë të lartë, por zantçinj të mirëfilltë. Më shumë se një arsim të lartë, por kanë arsim profesional.
Unë dua, por kjo dua nuk është dëshirë, vjen nga thellësia e shpirtit tim. Vjen nga thellësia e bindjes sime, kam bindje shumë të thellë. Dielli i Shqipërisë mos shkëlqejë vetëm për turistët, jo vetëm për ata që i kanë më ndryshe, por të shkëlqejë për secilin.
Erioni përmendi disa gjëra në lidhje me çfarë nuk bëri Luli si kryebashkiak. Ju kujtova zotërinjve në Librazhd, për ju nuk është histori televizori, është historia e 4 viteve si qytetarë të Tiranës. Që kur Basha doli në atë garë premtonte nënë e babë kur thonë, më kujtohen dy premtime spektakolare, tramvaji dhe çmimi i bukës. Nuk iu drodh qerpiku. Bën të njëjtën gjë sot.
Kam ardhur të të shosh sy më sy, në dyqanet e bukës, duke kapur bukën, dhe duke i thënë do e ul çmimin e do i shoh
E mori si e mori. Po mori Bashkinë e Tiranës, sytë e tij nuk panë më askënd, sepse u mbyllën për gjumë. Ajo çka pësoi Tirana, ishin 4 vite të humbura. Tirana filloi të rikthehet tek gropat, plehrat, shkollat, çerdhet e kopshtet në pikë të hallit. Pa folur për trafikun”– tha Rama.